ShqipëriTë fundit

25 mijë protestues nisen drejt Tiranës nga Shqipëria e Mesme dhe ajo Juglindore

25 mijë protestues pritet t’i bashkohen protestës së opozitës në Tiranë nga qarqet Durrës, Elbasan dhe Korçë. Parashikimet për pjesëmarrjen në protestë janë më të larta se ato të 2 qershorit.

Kërkesa kryesore e protestave të opozitës është largimi i kryeministrit Rama dhe hapja e rrugës për një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Nga 3 qarqet e Shqipërisë së Mesme, Durrësi pritet të ketë pjesëmarrjen më të lartë, me afro 9900 protestues, nga Elbasani raportohen 8500 protestues kurse nga Korça afro 5 mijë protestues.