Grabitja në Rinas: Gjendet celular në furgonin e djegur, ja 11 identitetet e Admir Muratajt
Gjurmët e lëna nga grabitësit në Rinas, por dhe një celular i gjetur në vendin ku u vra Admir Murataj janë provat e forta me të cilat prokuroria po punon për identifikimin e autorëve.
Telefoni është zbuluar në furgonin me mbishkrimin hetimi tatimor, i cili shërbeu për thyerjen e rrethimit të aeroportit.
Murataj tentoi ta digjte në pranë urës së Tapizës në Tiranë, por pasi pikasi policinë u përfshi në një përleshje me armë. Sipas një raporti lidhur me njoftimin e policisë bëhet e ditur se furgoni ka qenë në orën 14:57 minuta tek porta e zjarrfikësve në rrethimin e Aeroportit të Rinasit dhe në orën 14:59 minuta ka qenë në pistë duke ngarkuar paratë në furgon.
Ekspertët kanë nisur zbardhjen e komunikimeve të bëra me këtë celular në përpjekje për të zbuluar personat e tjerë.
Pas ekspertizës së mjetit ka rezultuar se ai ishte modifikuar. Në shasi i ishte vendosur një shinë treni për të bërë të mundur tërheqjen e blloqeve të betonit të vendosura në portat e aeroportit.
Po ashtu pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, rezulton se automjeti që u dogj pas ngjarjes në Bathore, ka qenë i parkuar 5 ditë para grabitjes.
Pyeten efektivet FNSH- Grupi hetimor ka marrë në pyetje dhe efektivët e FNSH-së të cilët kanë ndjekur grabitësit. Prej tyre është mësuar se pranë urës së Tapizës kanë konstatuar furgonin me mbishkrimin hetimi tatimor dhe një person që po tentonte ti vinte flakën. Në përplasje me armë i dyshuari ka mbetur i vrarë.
Pas ekspertizës mjeko ligjore rezultoi se i ekzekutuari ishte Admir Murataj. Ai është vrarë vetëm me një plum në kokë. Ndërsa ende nuk ka të dhëna mbi plumbin që rezultoi fatal.