Gol i shqiptarëve për Maqedoninë ndaj Izraelit
Arijan Ademi ka shënuar gol për Maqedoninë në ndeshjen me Izraelin në kuadër të xhiros së pestë në Grupin G, kualifikues për “Euro 2020”.
Ademi realizoi me kokë në minutën e 64-të për të barazuar rezultatin në 1 me 1, si mysafir.
Për këtë gol, Ademi u asistua nga një tjetër shqiptar i Maqedonisë së Veriut. Asistimin e bëri Ezgjan Alioski.