Glauk Konjufca: LDK nuk po bën asnjë kompromis për arritjen e marrëveshjes
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca në emisionin debat plus në RTV Dukagjini ka folur mbi ecurinë e negociatave për bashkëqeverisje me LDK-në.
Ai ka thënë se LDK nuk po bën asnjë kompromis substancil për tu arritur kjo marrëveshje
“Mendoj që ka ndodh një punë shumë e mirë .Kemi arrit të pajtohemi për gati 100% të gjërave që Qeveria Kurti pritet t’i kryejë. Qasja ka qenë kontruktive në drejtim të arritjes së marrëveshjes. Kur kemi shku në fazën e dytë në ndarjen e përgjegjësive z.Mustafa kishte insistuar që të zgjedhë i pari dhe i është aprovuar. Ne kemi qenë shumë konstruktiv. LDK kurrë nuk ka bërë garë për Kryeministrin pas 6 tetorit. LVV ka bërë disa kompromise me Lidhjen Demokratike të Kosovës në ndarjen e përgjegjësive.Ndërsa nga LDK nuk po shoh kompromis substancial. Të gjitha negociatat kanë mbetur peng kur kemi ardhur tek çështja e Presidentit , temë e hapur nga LDK-ja. Ka një ngecje në një pike specifike të marrëveshjes” ka thënë Konjufca në RTV Dukagjini raporton Gazeta Blic.