Të fundit

Gjykata Administrative, njësia në Nish, ka aprovuar ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për rivotim në Tërnoc

Gjykata Administrative, njësia në Nish, ka aprovuar ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për rivotim në Tërnoc, përkatësisht në vendvotimin nr.6 në lagjen e strukarve, shkruan FOLonline.

Ky vendim është përfundimtar, ndërsa i përket Komisionit Republikan Zgjedhor ta përcaktojë datën e rivotimit.

Ndërkohë, në pritje është edhe vendimi i gjykatës administrative lidhur me ankesën e KSHL-së për rivotim në Zarbincë.