Abazoviq, pranë krijimit të qeverisë së re në Mal të Zi

Bëhet e ditur se Partia Demokratike e Socialistëve malazezë e presidentit Milo Gjukanoviq ka pranuar që të mbështesë qeverinë e re që po krijohet nga Dritan Abazoviq

Sipas Gjukanoviq, partia e tij nuk është marrë me çështje të pjesëmarrjes në qeveri, por me politika prioritare në fushën e sigurisë, ekonomisë, integrimeve europiane dhe shëndetësisë.

Sipas tij, 46 deputetë përbëjnë shumicën e re qeveritare, ndaj javën e ardhshme do të ketë një seancë plenare të Parlamentit malazez për të zgjedhur kryetarin e ri të Kuvendit dhe qeverinë e 43-të malazeze.

Ndërkaq partitë që mbështesin kryeministrin në largim, Kripokaviç, u shprehën se formimi i një qeverie me mbështetjen e Milo Gjukanoviç po bëhet për ta shpëtuar atë nga ndjekja penale. Kryeministri i emëruar, Dritan Abazoviç, ka deklaruar se reformat në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe përgatitjen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2023 do të jenë prioritete për qeverinë e re në Mal të Zi. Abazoviç tha se qeveria e tij do të ketë katër zëvendëskryeministra dhe 20 ministra. Ai pretendon të ketë mbështetje nga 46 deputetë në Parlamentin 81-vendësh në Podgoricë.