Gjokoviq humb ‘betejën’ me gjyqtarët – Ai duhet të largohet menjëherë nga Australia
Në një vendim unanim, gjyqtarët James Allsop, Anthony Besanko dhe David O’Callaghan hodhën poshtë ankesën e tenistit serb Novak Gjokoviq kundër anulimit të dytë të vizës. Arsyet do të publikohen më vonë.
Në orën 5:45 të mëngjesit në Melburn, gjykata bëri publik dënimin.
Ky ishte një rishikim i vendimit për legjitimitetin apo ligjshmërinë e vendimit.
Palët kanë 30 minuta kohë për të paraqitur pyetje për kërkesa të mëtejshme. Por Gjokoviq e humbi çështjen.