Lajme

Dorëzohet Serbia, tërhiqet nga mbajtja e Referendumit në Kosovë

Mediat serbe raportojnë se meqë Kosova nuk lejoi të mbahet referendumi në territorin e Kosovës, serbët e Kosovës kanë mundësi të votojnë në Kushumli, Rashkë, Novi Pazar dhe Vranje.

Serbët e Kosovës do të mund të votojnë në 45 qendrat e vendvotimeve në këto katër qytete, raporton rtv.sr.

Gjithashtu, votat e votuesve nga Kosova nuk do të ndahen veçmas, por do të bëhen bashkë me votat e votuesve të qytetarëve tjerë që votojnë në këto qytete.

Gjithashtu, kryetari i organizmit të procesit zgjedhor atje, Vladimir Dimitrijeviq, përshëndeti veçanërisht Marko Jankoviqin, i cili u ndalua mbrëmë nga autoritetet në Kosovë, pasi tentoi të fusë në kufirin Kosovë-Serbi materiale për organizimin e referendumit.