Gjermania regjistron numrin më të lartë të infeksioneve me Covid19 që nga fillimi i pandemisë
Autoritetet shëndetësore gjermane raportuan numrin më të lartë të infeksioneve ditore të koronavirusit në vend, me 39 676, deklaroi instituti ”Robert Koch”.
Një javë më parë sipas të dhënave kjo shifër ishte 20 398.
RKI gjithashtu raportoi një incidencë rekord shtatëditore për rastet, gjë që e çoi numrin e infeksioneve të reja për 100 000 popullsi në javë në 232,1.
Ajo shënoi ditën e tretë radhazi të rekordeve më të larta në masë, pas shifrës së të hënës 201,1 dhe shifrës të së martës 213,7.
Sipas të dhënave të reja, 236 vdekje u regjistruan në Gjermani brenda 24 orëve, nga 194 vdekje ditore një javë më parë.
RKI numëron 4 844 054 infeksione të konfirmuara të koronavirusit gjatë pandemisë.
Numri i përgjithshëm aktual ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, pasi shumë infeksione nuk njihen apo regjistrohen.