Lajme

Gjendet një planet shumë i ngjashëm me Tokën dhe potencialisht i banueshëm

Një mision i NASA-s ka pikasur një ekzoplanet me madhësinë e Tokës që rrotullohet rreth një ylli të vogël rreth 100 vjet dritë larg.

Planeti, i quajtur “TOI 700 e”, ka të ngjarë të jetë shkëmbor dhe 95% i madhësisë së botës sonë. Trupi qiellor është planeti i katërt që zbulohet në orbitën e yllit të vogël, xhuxh “M TOI 700”. Të gjithë ekzoplanetët u gjetën nga Sateliti “Transiting Exoplanet Survey” i NASA-s, ose misioni TESS.

Një planet tjetër në sistem, i zbuluar në vitin 2020 dhe i quajtur “TOI 700 d”, ka gjithashtu madhësinë e Tokës. Të dy këta ekzoplanetë ekzistojnë në zonën e banueshme të yllit të tyre, ose vetëm në distancën e duhur nga ylli që uji i lëngshëm mund të ekzistojë potencialisht në sipërfaqet e tyre. Potenciali për ujë të lëngshëm sugjeron se vetë planetët mund të jenë, ose mund të kenë qenë dikur, të banueshëm për jetën, raportoi CNN.

Yjet e vegjël dhe të ftohtë xhuxh M si “TOI 700” janë të zakonshëm në univers dhe shumë prej tyre janë gjetur të kenë ekzoplanetë në vitet e fundit, si sistemi “TRAPPIST-1” dhe shtatë ekzoplanetet e tij që Teleskopi Hapësinor James Webb do të vëzhgojë.