KKSH njoftohet zyrtarisht për afatet e koalicionit, në të kundërtën masat e përkohshme

Ragmi Mustafi ka pranuar sot zyrtarisht njoftimin nga ministria përkatëse e Serbisë, për afatizimin e formimit të qeverisejes për Këshillin Kombëtar Shqiptar, në të kundërtën ky institucion do të shkoj në Organ të Përkoshëm, transmeton Ministria e Lajmeve

Njoftimi i plotë i Mustafit :

Sot në cilësinë e të parit të Këshillit Kombëtar Shqiptar jam njoftuar nga Ministri për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave – Tomislav Zhigmanov se afati i konstituimit të udhëheqjes së Këshillit Kombëtar Shqiptar skadon me 13 janar 2023 (e premte) .

Sipas kësaj shkrese me 14 janar përmbushen kushtet ligjore për futjen e masave të dhunshme për shkak mungesës së një marrëveshjeje për të bërë shumicën dhe bashkëqeverisur me Këshillin Kombëtar Shqiptar.