Të fundit

Migrantët e kapur në Horgosh posedonin armë automatike, fishekë dhe drogë, ata do të transferohen në Preshevë!

Policia sot në zonën e Horgoshit ka gjetur 182 migrantë të parregullt, mes të cilëve dy persona do të ndërmerren masa në përputhje me ligjin, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Gjatë kontrollit të terrenit në zonën e Srpski Krsturit, policia gjeti edhe dy automatikë, 104 fishekë dhe një sasi të vogël marihuanë.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se kallëzim penal është ngritur kundër një 50-vjeçari nga Horgoshi dhe një 51-vjeçar nga Djala nën dyshimin se kanë kryer vepra penale të tregtisë së paligjshme dhe kontrabandës me njerëz.

Migrantët e parregullt do të transferohen në Qendrën e pritjes në Preshevë. Policia shtoi se në periudhën e ardhshme do të kryejë kontrolle të rregullta për lëvizjen dhe qëndrimin e emigrantëve.