Futboll

Gërvalla: Demarkacioni me Malin e Zi ende nuk ka përfunduar

Demarkacioni ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ende nuk ka përfunduar dhe kjo duhet të shënohet në terren nga komisionet shtetërore të të dyja shteteve, ka deklaruar ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz.

Ajo në një intervistë për mediumin malazez ‘Vijesti’ ka thënë se Qeveria e Kosovës është e bindur se kjo çështje do të përmbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme në një kohë më të favorshme dhe kur rajoni të jetë më i qetë, përcjell lajmi.net.