Të fundit

Shaip Kamberi “mollë sherri” i koalicionit të pushtetit lokal në Preshevë?

Zgjedhjet parlamentare në Serbi të cilat do të mbahen me datë 3 prill kanë shkaktuar mosmarveshje dhe përçarje në mes partive shqiptare në Luginë të Preshevës.

Për herë të parë shqiptarët do të garojnë me dy lista të ndara në zgjedhjet parlamentare e si pasojë e kësaj është krijuar edhe “lëkundja” e koalicionit të pushtetit lokal në Preshevë i përbërë nga katër subjekte (PDSH, PVD, LR dhe UDSH).

Ndonëse në fillim të formimit të pushtetit lokal në Preshevë, nga subjektet e lartëpërmendura u proklamua si koalicion stabil dhe afatgjatë, zhvillimet e fundit politike po dëshmojnë diçka krejt të kundërt.

Sipas informacioneve jo zyrtare nga eksponentë të partive që janë në pushtet, “faji” për “lëkundjen” e parteritetit po i targetohet kryetarit të PVD-së Shaip Kamberit, njëherit bartës i listës “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”për zgjedhjet parlamentare në Serbi. Sipas eksponentëve jo zyrtarisht thuhet se i pari i PVD-së e ka thyer marëveshjen e Tiranës, e nënshkruar në vitin 2020. Paraljmrimin për shpëbërjen e pushtetit lokal e ka bërë edhe sektretari i APN-së Altin Boriçi, i cili ka deklaruar se shumë shpejt pushteti lokal në Preshevë do të shpërbëhet.

Jo zyrtarisht thuhet se pas datës 3 prill, pushteti aktual në Preshevë do të shkojë drejt prishjes. Redaksia e Ministria e Lajmeve për çfarëdo zhvillimesh që do të ndodhin do të informojë në kohë reale gjithë qytetarët e komunës Preshevës dhe me gjerë.