FutbollSporti

Kupa e Amerikës/ Brazili merr me “shuplaka” Perunë: katastrofik Gallese, por në fund pret penallti

Fati i keq i Perusë ishte se Brazili kishte nevojë për një fitore për tu kualifikuar si e parë e grupit në Kupën e Amerikës, përpara publikut të shtëpisë. Skuadra e Tite nuk zhgënjen, e tërhequr në ritmet samba nga Everton, Coutinho e Jesus, por i ndihmuar edhe nga portieri i Perusë Pedro Gallese, që e coi ndeshjen 3-0 me gabimet e tij amatoreske, përpara se Selecao të kompletonte suksesin 5-0 në minutat shtesë.
Brazili, që kishte fituar kundër Bolivisë 3-0 në debutim, në ndeshjen e dytë barazoi pa gola me Venezuelën: golavarazh 8-0 për Verdeoro që ende nuk kanë pësuar asnjë gol në Kupën e Amerikës. Marquinho e Silva, bashkë me veteranët Alves e Felipe Luis kanë krijuar një digë të pakalueshme, të ndihmuar edhe nga fuqia e Casemiro në mesfushë.