KryesoreLajme

Gazeta serbe: Arsyeja pse Thaçi, Vucic e Haradinaj takohen bashkë në Berlin

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryetari francez Emmanuel Macron me takimin në Berlin, në të cilin janë ftuar përfaqësuesit me të lartë të Beogradit e të Prishtinës po tentojnë që bisedimet e Prishtinës e Beogradit t’i kthejnë në duar të tyre, shkruan gazet serbe ‘Blic’, transmeton Ministria Lajmeve

Burime diplomatike anonime i kanë thënë gazetës se qëllimi i Gjermanisë e Francës është që, pas bllokadës për një kohë të gjatë të dialogut dhe imponimin e ShBA-ve si forcë udhëheqëse në kërkim të kësaj zgjidhjeje sërish të marrin rolin prijës. Aq më shumë, sepse, para së gjithash Gjermania, zëshëm është kundër idesë së korrigjimit të kifijve, të cilën Amerika praktikisht e mbështet.

Në krizën, e cila në vazhdiumësi po e ‘trondit’ tash e disa vite, Bashkimit Evropian i duhet së paku një fitore, që mund të jetë përfundimi i suksesshëm apo se paku i çuar në fund i dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Përndryshe si mund të shpjegohet takimi i cili, duket se, si rrufe në qiellin e kthjellët është ckatuar për 29 prill, dhe atë vetëm një muaj para se administrata aktuale evropiane do të shkrojë në histori, pyet gazeta, e cila për katër vite nuk ia ka dalë të arrijë marrëveshjen e dy palëve.

Sipas burimeve diplomatike, tash po tentojnë që të arrihet mu kjo, dhe të krijohet përshtypja se BE-ja është faktor, të cilit nuk i mungon autoriteti, shkruan ‘Blic’.