Gati 100 mijë të shëruar nga koronavirusi në Gjermani
Ashtu siç edhe autoritetet e bënë publike disa ditë më parë, Gjermania vijon ta ketë në kontroll situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.
Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet shëndetësore raportojnë 1785 raste të reja me Covid-19 duke e çuar në 143,457 të personave të infektuar. Shifrat e reja tregojnë një rritje të lehtë të të prekurve të rinj duke e krahasuar me 1775 që ishin një ditë më parë.
Numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 4598, duke shtuar këtu dhe 194 humbjet e jetës së 24 orëve të fundit.
Gjermania ka arritur një sukses të madh në shërimin e të infektuarve nga koronavirusi duke thyer një rekord, 95 mijë persona janë shëruar deri më tni në Gjermani, që i bie 70% të infektuave.