Kryesore

Bisnesmeni preshevar, Muhamed Shabani nga Zvicra ndihmon Shtëpinë Shëndetit në Preshevë

Sot në Shtëpinë e Shendetit “Presheva” në Preshevë kanë ardhur ndihma shëndetësore të konsiderushme nga bashkatdhetari dhe biznismeni nga f.Miratoc që jeton në Zvicër, Muhamed Shabani.

Bëhet fjalë pra për një donacion me 500 dezinfektues, 550 maska të oksigjenit dhe mbi 20 pako me doreza (1×1500 cop)Z

Duke patur parasysh vështirësitë me të cilat pērballet kjo trevë shqiptare në Serbi dhe me neglizhencën e dy shteteve amë Kosovës dhe Shqipërisë, janë diaspora ata që po e mbajnë vazhdimisht gjallë shpresën për jetë.

Diaspora shqiptare vazhdon të jetë shtylla e humanizmit dhe solidaritetit për të gjitha trevat shqiptare në Ballkan, ata po e dëshmojnë edhe tani në këtë sfidë të vështirë pandemie, duke i dalur në ndihmë shqiptarëve kudo që janë.