Futbollisti tërnocas Samir Ramizi shënon në fitoren e Winterthurit
Futbollisti tërnocas, Samir Ramizi, ka shënuar gol në fitoren e ekipit të tij Winterthur prej 2-1 ndaj ekipit Xamax Neuchatel.
Ramizi gjeti rrjetën në minutën e 8-të të ndeshjes ndërsa luajti plot 80 minuta kur edhe zëvendësua, shkruan FOLonline.
Kjo ishte ndeshje derbi në kaudër të Chellange Ligës zviceriane, ndërsa me këtë fitore Wintethur ka ruajtur vendin e parë në tabelë me 14 pikë të tubuara.
Kujtojmë se Ramizi kishte luajtur edhe për ekipin Xamax, edhe ate për katër sezone duke u kualifikuar madje edhe në Super Ligën e Zvicrës.
Ky ishte goli i tij i dytë për këtë sezon.