Të fundit

Martinoviq do ta vizitoj Preshevën më 30 gusht

Ministri i Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes lokale dhe kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanoci dhe Medvegja Aleksandar Martinoviq do të vizitoj Preshevën, të mërkurën, më 30 gusht 2023.

Martinoviq do të jetë në Preshevë me rastin e shpërndarjes së çantave dhe pajisje shkollore për nxënësit e klasës së parë në këtë komunë.

Ai do të vizitojë shkollën fillore “Vuk Karaxhiq” ku ndjekin fëmijë serbë dhe romë dhe do të shpërndajë çanta dhe pajisje shkollore për nxënësit e klasës së parë dhe shkollën fillore “Abdullah Krashnica” në Miratoc, në të cilën vijojnë fëmijët e komunitetit shqiptar.

Më pas ai do të ketë një takim me përfaqësuesit e komunës së Preshevës dhe anëtarëve të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Martinoviq do të vizitojë edhe Zyrën e Trupit Koordinues në Preshevë, thuhet në njoftimin e dërguar nga ministria, përcjell preshevacom.