Të fundit

Fshati Corroticë qe 3 netë pa ndriçim publik, banorët kërkojnë zgjidhje

Të gjitha rrugët në fshatin Corroticë janë pa ndriçimi publik.

Kjo gjë shkakton shqetësim të madh te banorët, sidomos gjatë sezonit të dimrit duke mos u ndier të sigurt të qarkullojnë gjatë orëve të vona, shkruan Presheva.AL

Edhe pse banorët vazhdimisht shprehin shqetësimin e tyre lidhur me këtë gjë, Komuna nuk ka ndërmarrë asgjë për zgjidhjen e këtij problemi për banorët e Corroticës. Ata kanë shkruar në Presheva.AL dhe shpresojnë në zgjidhjen e këtij problemi nga kompania përgjegjëse për ndriçimin publik.