Lajme

Forumi “Kombi Shqiptar Sot dhe Nesër” më datë 19.&20.08 2021


Duke e parë situaten përçarëse, nëpër të cilën po kalonë Kombi Shqiptar, i cili është duke u rrezikuar të përçahet edhe më shumë, ne, disa nga intelektualët Shqiptar, nga trojet Shqiptare dhe Mërgata Shqiptare e ndjejmë obligim shpirtëror, kombëtar dhe profesional të organizojmë këtë forum. Forumi do të mbahet përmes Zoom më 19. dhe 20. Gusht 2021 nga 13.00-17.00, koha e Evropës qëndrore, në Academy of Leadership Sciences Switzerland www.alss-edu.ch (institut edukativo-shkencor në Zvicër), më qëllim të inicojmë bashkimin e krerëve politik dhe intelektual të të gjitha trojeve Shqiptare dhe të Mërgatës Shqiptare, për të inicuar një strategji Kombëtare e cila është duke i munguar Kombit Shqiptar.
Grupin organizativ të këtij forumi e përbëjnë:

  1. Prof. Dr. Fadil Çitaku (Zvicër)
  2. Prof. Dr. Sami Repishti (Shqipëri/ USA)
  3. Prof. Dr. Nusret Pllana (Dardani)
  4. Prof. Dr. Jahja Jokaj (Dardani)
  5. Prof. Dr. Gjyla Çeliku (Iliridë)
  6. Lobist Agim Aliçkaj (Vatra, USA)
  7. Prof. Hetem Ramadani (Shqipëri /Daradani)
  8. Avokat Sokol Murataj (Shqipëri)
  9. Prof. Dr. Kemail Shaqiri (Gjermani)
  10. Autor Tony Selimi, MSc (Angli)
  11. Dr. Aurora Dollenberg (Gjermani)
  12. Politikan në Gjermani Ilir Seferi, MSc. (Gjermani)
  13. Politikan në Austri Prof. Shefqet Balaj (Austri)
    Ju ftojmë përzemersisht të merrni pjesë në këtë forum, ku janë të ftuar krerët e Akademive të Shkencave dhe Arteve të vendeve amë, krerët e qeverive të vendeve amë, presidentja dhe presidenti i vendeve amë, kryeparlamentarët e vendeve amë, si dhe kryetarët e partive politike të vendeve amë. Po ashtu në këtë forum janë të ftuar figuarat intelektuale të Kombit Shqiptar Ismail Kadre, Rexhep Qosja, si dhe intelektuale e intelektual tjerë nga vendet amë dhe Mërgata Shqiptare.
    Objektivat e këtij forumi janë:
    -Uniteti dhe rritja e besueshmërisë në mes veti: «Sëbashku mundemi edhe më shumë».
    -Si ta avancojmë komunikimin në politikë dhe të aplikojmë politikë moderne, që i shërben popullit.
    -Reflektimi i gjendjes së Kombit Shqiptar sot dhe ku do vemi nesër.
    -Reflektimi i politikëbërjes aktuale dhe si mundet politikëbërja Shqiptare të bëhet më efektive.
    -Inicimi i formulimit të një Strategjie Gjithëkombëtare reale dhe të qëndruesheme, që sjellë prosperitet për të gjithë popullin.
    Pjesmarrja në këtë forum është falas, por vendet janë të limituara. Ju lutemi të konfirmoni pjesmarrjen tuaj në këtë forum në këtë adresë të e-mailit: info@alss-edu.ch deri më 15 Gusht 2021.
    Të gjitha televizionet, që janë të interesuara ta shfaqin këtë forum drejtëperderjtë mund ta bëjnë këtë falas, por duhet të na kontaktojnë paraparkisht në këtë adresë të e-mailit: info@alss-edu.ch më së voni deri më 15 Gusht 2021.
    Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj, sëbashu mundemi edhe më shumë!
    Në emer të grupit organizativ gjithë të mirat
    Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME, CEO

Academy of Leadership Sciences Switzerland
World Trade Center
Leutschenbachstrasse 95
CH-8050 Zürich
Switzerland
+41 (0)44 308 35 22
info@alss-edu.ch
www.alss-edu.ch