Lajme

Kosovari Gent Cakaj në mesin e 28 ministrave në Bukuresht, me paraqitje dinjitoze

Zëvendësministri i jashtëm, Gent Cakaj u takua këtë të premte në Bukuresht me 28 ministrat e jashtëm nga Evropa në samitin e Bukureshtit.

Takimi i organizuar nga presidenca rumune e BE i shërbeu Cakajt të bënte edhe prezantimin e tij të parë në një nivel kaq të lartë, me statusin e kryediplomatit fuqiplotë.

9 dite pasi Edi Rama i delegoi te gjitha kompetencat si Ministër per Evropen dhe Punet e Jashtme, Gent Cakaj kaloi në tapetin e kuq, ndërsa emocionet dhe përgjegjësia qe kishte mbi supe, dalloheshin ne portretin e tij.

Cakaj shfrytëzoi këtë vizitë për të takuar edhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherinin.

Mësohet se Cakaj ka patur bisedë pozitive me të. Cakaj ka patur takim të frytshëm dhe ka marrë lëvdata në njohjen e parë me ministrat nga shtete të fuqishme evropiane.

Madje, shumë nga ta mësohet se i kanë ofruar shkëmbimin e kartëvizitave.