Lajme

Heqja e kufirit dhe Porti i Durrësit për Kosovën – në Serbi e konsiderojnë si provokim të radhës

Përafrimi dhe bashkëpunimi i thelluar midis Kosovës dhe Shqipërisë po konsiderohet si provokim në Serbi.

Pavarësisht se sot takimi midis qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë është organizuar në frymën e marrëveshjes Kosovë – Serbi në Uashington, Serbia po e sheh si provokim.

E përditshmja serbe “Blic.rs”, e ka quajtur provokim deklaratën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama për Portin e Durrësit se i njëjti po bëhet port i Kosovës.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria planifikojnë t’i heqin kufijtë dhe se së shpejti Porti i Durrësit do të bëhet port i Kosovës de facto”

Sipas mediave në këtë ngjarje në Tiranë delegacioni i Kosovës është pritur me nderimet më të larta, por aty ka munguar zyrtarët nga Lista Serbe në Qeverinë e Kosovës Goran Rakic dhe Dalibor Jevtic.

Mediat serbe kanë përmendur nënshkrimit e tri marrëveshjeve për Doganën në Durrës linjën hekurudhore dhe hidrocentralin për Kosovën që do të ndërtohet në Shqipëri, duke i konsideruar po ashtu provokim.