Lajme

Temperaturat sot do të shkojnë deri në 37 gradë

Moti shumë i ngrohtë do të mbetet në pjesët jugore dhe lindore të Luginës së Preshevës sot dhe nesër, me një temperaturë prej 35 deri në 37 gradë Celsius.

Sot kryesisht me diell në shumicën e pjesëve, shumë i ngrohtë në jug dhe lindje. Pasdite në zonat malore me vranësira të ndryshueshme në disa vende me reshje shiu, bubullima.

Era e dobët dhe mesatare, veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit nga 13 në 22, më e larta nga 31 në 37 gradë, njoftoi Instituti Hidrometeorologjik Republikan (RHMZ).