Forumi i Gruas së PDSH’s vizitë në Kosovë për nderë të festës së “8 marsit”
Në mënyrë solemne, sot Forumi i Gruas së Partisë Demokratike Shqiptare, bëri një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, ku nikoqirja e kësaj vizite ishte ish- zonja e parë Lumnije Thaçi.
Kësaj vizite, i parapriu nënkryetarja e parë e PDSH-së, Albiona Ibrahimi Rexhepi, e cila me grupin e saj të përbërë nga femrat që përfaqësojnë denjësisht PDSH-në, realizuan vizitën zyrtare e cila u konsiderua tejet e rëndësishme një një kohë, kur Presheva ndodhet para shumë sfidave të cilën roli i femrës mbetet tejet i rëndësishëm. Me një urim special, kushtuar 8 marsit, u theksua se femra duhet të jetë faktor dominues, në të gjitha proceset të cilën e tangon shoqëria jonë shqiptare.
Në njoftim e PDSH’s thuhet se temë e diskutimit ishin edhe zgjedhjet lokale, ku për së afërmi e njoftuam znj. Lumnije, se Presheva në këto zgjedhje, bartë mbi supet e saj edhe forcën intelektuale të femrës që meriton ta përfaqësoj denjësisht femrën, në pozitën e Shotë Galicës, Xhevë Lladrovcit, Musine Kokalarit, Sabiha Kasimatit, Parashqevi e Sevasti Qiriazi, e shumë gra të tjera që dhanë kontribut të rëndësishëm për çështjen kombëtare.
E krejt më madhështore ishte edhe prezenca e deputetes së PDK-së, znj. Ganimete Musliu e cila i inkurajoi, gratë që të merren me politikë, për ta avancuar rolin e saj në të mirë të shoqërisë.