Të fundit

APN hapi zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 28 mars në Preshevë

Sot Alternativa për Ndryshim hapi zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 28 mars në Preshevë, pikërisht me “8mars” në ditën ndërkombëtare të Gruas.

Forumi Gruas i APN’s për nderë të ditës së 8 Marsit vizitoi kompaninë Solid ku me shtrirjen e saj në Komunën tonë dhe veprimtarinë e saj në ngritjen e zhvillimit ekonomik njëkohësisht është faktor kryesor në ngritjen e gruas në shoqëri, si kompani që ka mbi 80% gra të punësuara.

Të shoqëruar nga kryetari Shqiprim Arifi, Forumi Gruas u dhuran lule dhe u ndanë mirënjohje për kontributin e tyre të veçantë

Gjithashtu, për shkak të rrethanave pandemike që ka kapluar vendin tonë, sot bashkë me kryetarin e ALTERNATIVËS Forumi Gruas vizituan dhe ndanë mirënjohje për heroinat që qëndruan në frontin e parë gjatë kohës së pandemisë.