Fluidi Corporation/ pjesë e panairit më të madh tregtar “Anuga 2019”
Kompania Fluidi është duke marrë pjesë në panairin më të madh tregtar për ushqim dhe pije “Anuga 2019” në Cologne të Gjermanisë.
Në 100 vjetorin e këtij panairi, kompania Fluidi po merr pjesë në këtë panair me brendet e saj duke dëshmuar për të shumtën herë përkushtimin ndaj cilësisë dhe inovacioneve në brend.
Në këtë panair më shumë se 7,400 ekspozues nga e gjithë bota paraqesin produktet dhe zgjidhjet e tyre për vizitorët, numri i së cilëve arrin mbi 165.000.
“Anuga” është panairi numër një i ushqimit dhe pijeve në botë.
Ky panair mbahet nga data 5 – 9 tetor 2019.