Të fundit

Një grua nga rrethina e Bujanocit dërgohet në Nish si e dyshuar për koronavirus

Nën dyshimin se ishte e infektuar me virusin korona, një grua e moshuar nga komuna e Bujanocit natën e kaluar u transferua në Qendrën Klinike Niš, mësoi Bujanovaçke në Shërbimin e emergjencave të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.

Deri në këtë moment (ora 10:15) ende nuk ka konfirmim nëse personi në fjalë është infektuar me virusin COVID-19.
Pacientja e moshës 74 vjeçare u transportua në Nish në gjendje të rëndë për shkak të problemeve serioze në mushkëri, ndërkaq personelit mjekësor të emergjencës iu kishte thënë se nuk kishte qenë në kontakt me të kthyerit nga shtetet e tjera.

Nga Vranja për në Nish u transferua edhe një grua 75 vjeçare nga Bujanoci, me probleme kardiake, ndërkohë që më 19 mars ishte htruar për shërim në repartin e sëmundjeve interne të Spitalit të Vranjës.
Enti për mbrojtjen e shëndetit publik (EMSHP) në Vranjë deri më tani ka regjistruar gjithsejtë tetë pacientë me virusin korona në territorin e rrethit të Pçinjës, shtatë prej tyre nga Vranja dhe një rast nga Surdulica.
Janë duke u pritur rezultatet edhe për 14 persona, mostrat e të cilëve të mërkurën janë dërguar për testim në Institutin Torllak, raporton Vranjenews.