LajmeTë fundit

Haradinaj sulmon Kurtin: I ke rrejt popullin që 10 vjet, nuk i ke respektuar simbolet e himnin e Kosovës

Haradinaj ka thënë se Vetëvendosje është parti e eksperimenteve, duke gënjyer popullin për 10 vjet duke mos i respektuar simbolet e Kosovës, himnin dhe gjëra të tjera.

Ai po thotë se tani Vetëndosja po i pranon të gjitha, simbolet, himnin e të gjitha, por dikur ajo i bojkotonte ato duke bërë thirrje të mos i respektonin ato.

Madje Haradinaj tha se Vetëvendosje nuk i kishte lejuar dikur edhe aktivistët të mos e respektonin himnin e Kosovës duke mos u ngritur në këmbë gjatë intonimit të tij.

“Nuk është Kosova vend për eksperimente, brenda Vetëvendosjes krejtësisht është eksperiment, është eksperiment me ftu popullin tënd për mbi 1 dekadë për bashkim kombëtar dhe simbole kombëtare dhe me thonë si njohim simbolet e shtetit të Kosovës, e në fund me thonë i njohim, kjo është eksperiment, kjo është tallje për mbi 10 vjet, një pjesë të popullit tënd nuk i ke ba me i pranu e respektu këto simbole, e sot pa pikë turpi i pranojë, mirë pse i ke rrejt popullin tënd, pse i ke thënë se s’ban me i pranu, pse nuk i ke lënë mu u qu në këmbë për himnin”, tha Haradinaj.