Florent Muslija shënoi në fitoren e Hannoverit si mysafir i Wehenit
Hannoveri e shënoi fitoren e parë të sezonit në ndeshjen e tretë të Bundesliga 2, dhe ndihmë në këtë sukses, dha edhe mesfushori i Kosovës, Florent Muslija, që e realizoi bukur golin e dytë.
Në Wehen Wiesbaden, Hannoveri fitoi 3:0, me Muslinë, që realizoi golin e dytë të ndeshjes.
Pas një kundërsulmi të shpejtë, në minutën e 57-të, pasimin final, Muslija e mori nga Ducksch, dhe 21-vjeçari me të parën, e mposhti portierin kundërshtar.