SportiTenis

Nadal “pushton” Romën për herë të 9, mposht Djokovicin

Rafael Nadal ka fituar për herë të 9 në karrierë turneun Masters të Romës.

Tenisti spanjoll mundi në finale serbin Novak Djokovic me rezultatin 2-1 (6-0, 4-6 dhe 6-1), duke fituar kështu trofeun e tij të parë për vitin 2019.

Nadal u shfaq në formë shumë të mirë në këtë turne, duke treguar se do të jetë favoriti kryesor për të fituar Grand Slam-in e radhës: Roland Garros.