Të fundit

Ky është preshevari që doktoroi në Shën Kiril dhe Metodij në Shkup

Fidan Salihu, 33 vjeçari nga fshati Tërrnav i Preshevës, ka mbrojtur sot temën e doktoraturës në Universitetin Shën Kiril dhe Metodij në Shkup, Fakulteti i Ndertimtarisë, përcjell ministrialajmeve.com

“Vërtetë është emocion i pa pershkrueshëm. Fidani edhe sot na bëri shumë të lumtur dhe shumë krenarë, si gjithmonë, me sukseset e tij, mua, prindërit tanë dhe gjithë familjen”, – është shprehur vëllau Liridon Salihu për Ministrinë e Lajmeve.

Fidani, shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Preshevë, ndërkaq fakultetin në Universitetin e Prishtines “Hasan Prishtina” Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, duke diplomuar në vitin 2008, ku edhe mori mirënjohje si student i dalluar.

Tani ai ka marur titullin doktor i shkencës së ndërtimtarisë, në lëminë e Projektimit të Objekteve nga Ndikimi i Zjarrit.

Aktualisht është profesor (ligjërues) në Universitetin e Prishtinës Hasan Prishtina” Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës.