Lajme

Flet diplomati i njohur: Ambasadori i Gjermanisë në OKB ia këputi shpresat Mogherinit, për korrigjimin e kufijve

Po i referohem mbledhjes së fundit të Këshillit të Sigurimit, e cila trajtoi çështjen e Kosovës dhe në fjalën e tij, ambasadori i Gjermanisë tha dy gjëra shumë të rëndësishme që në asnjë dialog as marrëveshje të Brukselit nuk ekziston as korrigjimi i kufijve as ndryshimi i kufijve dhe as shkëmbim të territoreve, pra ishte një referencë e qartë që nuk mund të vij nga Brukseli, pavarësisht dëshirës së Mogerinit.

Diplomati dhe gazetari Shaban Murati konsideron se ideja për “korrigjimin e kufijve”, nuk është ide e re dhe se e njëjta është ide me origjinë serbe, të cilën Serbia ka 20 vite që e promovon në arenën ndërkombëtare,

Murati i cili ka qenë i ftuar në emisionin “Kapital”, në Vizion Plus, është studiues, diplomat dhe gazetar, autor i shumë librave, shkrimeve dhe komenteve mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rolin e Shqipërisë.

Ai ka thënë se, ideja për korrigjimin e kufijve ka ardhur së pari nga Vuk Drashkoviç, dhe më 2011 nga Ivica Daçiq, i cili më për herë të parë pranon të bëhet Shqipëria e madhe që gjysmën ta marrë Shqipëria dhe gjysmën Serbia.

“E quajë lëvizje diplomatike dhe lëvizje propagandistike u bë e tillë sepse ishte hera e parë, idenë e korrigjimit të kufijve të ndryshimit të kufijve e bëri të sajën diplomacia shqiptare ose e bëri Prishtina, nuk është ide e re është ide me origjinë serbe, të cilën Serbia ka 20 vite që e promovon në arenën ndërkombëtare, mund të kujtojë për telespektatorët tuaj, para 20 viteve në kulmin e fushatës ajrore NATO-së kundër Serbisë, në kohen kur u pa se Serbia po e humbte Kosovën, Milloshoviqi përmes zëvendëskryeministrit të ti Vuk Drashkoviqit hodhi propozimin që Serbia ta marrë një të treten e Kosovës dhe 2/3 do ta merrte Shqipëria, natyrisht kjo s`u pranua. Më vonë, ky propozim ka kaluar nga një president serb në një president tjetër. Kemi idenë e presidentit e Daçiqit në 2011, i cili për herë të parë pranon të bëhet Shqipëria e madhe që gjysmën ta marrë Shqipëria dhe gjysmën Serbia. Pastaj, kjo ide është laburuar pothuajse çdo javë nga ministri i jashtëm serb Daciq, pastaj kryeministri dhe presidenti Vuçiq, pra është një ide që vazhdimisht është kërkuar nga Serbia, duke mos qenë në gjendje që të marrin Kosovën, Serbia ka luftuar edhe me planin B që të marr një pjesë të Kosovës, që të justifikohet para publikut të saj para qarqeve nacionaliste serbe, se në fund të fundit Serbia po merr diçka në shkëmbim. Tani kjo ide doli befas në qarkullim në verën e vitit 2018”, ka theksuar Murati.

Ai është shprehur kundër idesë së korrigjimit të kufijve, ose shkëmbimit të territoreve.

“Duhet të kemi një gjë parasysh kur është prishur Jugosllavia dhe në dy konferencat ndërkombëtare në Hagë dhe në Londër në vitin 1991, është vendosur që parimi prishjes së federatës do të jetë krijim i shteteve të reja mbi bazën e kufijve administrative. Qëllimi ishte që mos të krijoheshin konflikte të reja, ishte një parim i drejtë, pavarësisht që linte të pakënaqur shumë popuj dhe shumë shtete, sepse shumë popuj në Jugosllavi kishte pjesë të tij në Republikat ose Shtetet e reja që do të krijoheshin. Pra, ky parim i drejtë u respektua edhe për Kosovën, sepse po të shohësh marrëveshjen e Kumanovës 9 qershor 1999, Serbia u detyrua ta lëshojë Kosovën mbi kufij administrativ që kishte”, ka nënvizuar ai.

Profesor Murati është shfaqur i rezervuar në alibinë që qarkullon nga Prishtina ose nga të tjerët se i ideja e korrigjimit të kufijve është e mbështetur nga amerikanët.

“Them do të isha i përmbajtur sepse amerikanët nëse dëshironin një ide ose një tezë nuk do të druhen as nga Prishtina as nga Beogradi e as nga Brukseli që t’ia thoshin hapur, së dyti edhe fjalimi i famshëm i Bolton që e hodhi në Kijevë, që tha se Amerika çdo marrëveshje që do të përfundoi Kosova dhe Serbia mes tyre, pra unë natyrisht unë mendojë se Amerikanëve nuk do ti interesonte një ndryshim i kufijve, vetë ndryshimi i kufijve nuk do të zgjidhte problemin mes Kosovës dhe Serbisë, pjesa më e madhe e minoriteti serb nuk jeton në veriun e Kosovës, jeton brenda Kosovës, pra Serbia do të vazhdonte të njëjtën ndikim ndaj Kosovës dhe mund të krijonte enklava tjera si në Graqanicë apo ku do tjetër ku ka pakica serbe. E dyta NATO-s do ti hapësh një zingjirë, që është shumë e vështir ta mbyllnin në Ballkan, dhe kjo nuk do t`i interesonte as strategjisë amerikane as arkitekturës atlantike, sepse do të hapet problem me Kroacinë, mund ta hapesh problemin me Bosnjën ku do rivendikonte shkëputjen e “serbska republikës”, do hapësh problemin me Malin e Zi ku prapë, do hapësh problemin midis Rumanisë dhe Hungarisë”, ka nënvizuar ai.

Në gjykimin e profesor Muratit, kjo ide e mirë është nisur nga pikësynimi për ta zgjedhur problemin midis Kosovës dhe Serbisë, që është problem i njohjes.

Për ta zgjidhur këtë problem, një pjesë e BE-së dhe Amerika janë të interesuar, që sa më parë të arrihet marrëveshja, që ky konflikt i ngrirë midis Serbisë dhe Kosovës të zgjidhet dhe Ballkani të stabilizohet.

“Prapë do rezervohesha të thosha se BE-ja është dakord me ndryshimin e kufijve, sepse Mogherini nuk është BE-ja, çdo dokument i BE-së nuk do të pasqyrojë më atë ide nëse nuk janë dakord gjermanët këtë duhet të parë në dy aspekte. E para është se Mogherini ose rrethi i saj, të cilët po punojnë për këtë marrëveshje, e cila nuk vjen nga Mogherini zyrtarisht, Zyrtarisht kjo kryhet përmes Kosovës dhe Serbisë. Po i referohem mbledhjes së fundit të Këshillit të Sigurimit, e cili trajtoi çështjen e Kosovës dhe në fjalën e tij, ambasadori i Gjermanisë tha dy gjëra shumë të rëndësishme që në asnjë dialog as marrëveshje të Brukselit nuk ekziston as korrigjimi i kufijve as ndryshimi i kufijve dhe as shkëmbim të territoreve, pra ishte një referencë e qartë që nuk mund të vij nga Brukseli, pavarësisht dëshirës së Mogerinit. Dhe e dyta përsëriti idenë e vjetër të Merkelit që Serbia nuk do të hy dot në BE pa e njohur Kosovën, kjo e bënë një rikthim të Kosovës dhe Serbisë në piken e tyre normale ose fillestare sepse pika normale ose fillestare është njohja e Kosovës nga Serbia, qoftë ngutja e këtyre bisedimeve qoftë vendosja e këtyre kompromiseve të dhimbeshe për të cilën flet Prishtina, qoftë vendosja për shkëmbim territoreve ose shkëmbimin e kufijve do të jetë diçka që nuk i shërben interesave”, ka theksuar ai.

Diplomati i njohur ka folur edhe rreth idesë së një konference ndërkombëtare për zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën ai është kundër.

“Jam shprehur kundër konferencës ndërkombëtare dhe rasti ka qenë propozimi nga Prishtina konkretisht nga kryeministri i Kosovës Haradinaj, një letër drejtuar 5 shteteve të kuintit. Është një kërkesë jashtë kohës që nuk përshtatet as me temën e Kosovës dhe as me problemin e normalizimin e marrëdhënieve, së pari ne e kemi pasur një konferencë ndërkombëtare të quajtur Rambuje kemi pasur bisedime për Kosovën, e cila përfundoi me shtet i pavarur, është absurd të kërkojmë të kthehemi ku kemi qenë para 20 vjetësh. Problemi i Kosovës është diskutuar ndërkombëtarësh, problem tani shtrohet për Serbin çështja e Kosovës nuk është mbyllur, sepse për Serbin nuk është mbyllur çështja e statusit të Kosovës, kurse për Kosovën çështja e Kosovës është e mbyllur, Kosova ka shpallur pavarësinë e saj, e konstatuar nga vendimi i Gjykatës së drejtësisë dhe e njohur në mbi 100 shtete të OKB-së, për Kosovë është problem njohja në mes dy shteteve, duke kërkuar që Kosova të bëjë një Konferencë Ndërkombëtare kthehet mbrapsht tek statusi i Kosovës dhe ajo që është më negative për mua në një Konference ndërkombëtare pjesëmarrja e Rusisë, hyn në vendimmarrje Rusia, është një gabim dhe do ta quajë një autogol të Prishtinës, me sa kam informacion nga Prishtina qeveria e Prishtinës është tërhequr nga ky propozim”, ka potencuar ai.

Murati ka theksuar se, Serbia është e interesuar për për të arritur marrëveshje me Kosovën, më shumë se sa kjo e fundit. Kjo pasi, Serbia ka pengesën më të madhe nga Gjermania për të hyrë në BE.

Për profesor Muratin, Ulësja në OKB s’ka as një vlerë para njohjes.

“Mund të njoh Serbia Kosovën por nëse s`do Rusia dhe Kina, Kosova s’mund të ketë një ulëse në OKB”.