Fatmir Limaj shprehet pro që posti i presidentit t’i jepet PDK-së
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur edhe për raportimet e fundit se PDK-ja do të futet Qeverinë Hoti.
Në Debat Plus, Limaj është shprehur pro hyrjes së PDK-së në qeveri.
“Mendimi im është që qeveria e Kosovës duhet të zgjerohet dhe fuqizohet. Kosovës sot më shumë se gjithçka i nevojitet një qeverisje stabile”, tha Limaj.
Tutje Limaj ka deklaruar se posti i presidentit të vendit, sipas tij, duhet t’i jepet Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)
Duhet t’i jepet posti i presidentti PDK-së, është forca e dytë nëse vjen në koalicon”, ka thënë ai./GB