Lajme

Familja që u shua në aksidentin tragjik në Shqipëri jetonte në Zvicër

Aksidenti tragjik që ka ndodhur në afërsi të një karburanti në Rreshen, ku mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte familja Avdiaj nga Kosova është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Si pasojë e përplasjes fatale kanë humbur jetën 4 personat: B.Avdiaj, 45 vjeç, A. Avdiaj 34 vjeçe dhe dy fëmijët K. Koci 11 vjeç dhe M. Avdiaj 5 vjeçe. 11-vjeçari ishte i afërm i viktimave. Ata janë dërguar në morgun e Kukësit. Një nga anëtarët ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarje, ndërsa 3 të terët kanë shkuar me shenja jete në spitalin e Kukësit dhe kanë ndërruar jetë aty.

I plagosur rëndë ka mbetur edhe një fëmijë tjetër, V.Avdiaj 3 vjeçe, e cila është dërguar më urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Të dy automjetet po vinin nga Kosova drejt Shqipërisë, shkruan Express, përcjell Albinfo.ch.

Shkak i aksidenti dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar nga makina ‘Citroen’ me të cilën po udhëtonte familja nga Kosova dhe shpejtësia e lartë. Kjo ka bërë që ata të përplasen me kamionin, duke u marrë edhe jetën 4 anëtarëve të familjes dhe lënë të plagosur rëndë fëmijën e mitur.

Familja ishte rezidente në Zvicër, ndërsa ishin nisur nga Kosova drejt Shqipërisë, ndërsa të dyja mjetet e përfshira në aksident ishin me targa të Kosovës.