FAMILJA – Kemi dyshim të bazuar se myftiu Zukorliq është helmuar!
Sot në konferencën e mbajtur në Sanxhak, Kryetari i SPP-së Usama Zukorliç, djali i të ndjerit Muamer Zokorliç deklaroi se familja Zukorliç ka dyshim të bazuar se Myftiu u helmua, përcjell Ministria Lajmeve.
“ Kanë kaluar 5 muaj e 4 ditë nga vdekja e myftiut akademik Muamer Zukorliq. Unë isha në Stamboll, kur Myftiu ndërroi jetë, ku po studjoja turqisht. Kam ardhur nga Turqia pak para varrimit. Në kaosin që na ndodhi atë ditë, pak njerëz mbetën të kthjellët. Dhe kështu atë ditë, para varrimit, ata morën një mostër nga Myftiu i ndjerë. Na u dasht të gjenim dy laboratorë adekuat për të bërë analizat e mevojshme për konstatimin e shkaqes së vdekjes së tij.
Ne morëm rezultatet e mëposhtme nga dy laboratorë të pavarur:
Laboratori i parë u përdor për testimin e metaleve me viskozitet të lartë ose për testimin e metaleve.
Laboratori tjetër ka konstatuar se, në bazë të mostrës që kanë marrë, personi është helmuar me ushqim.
Ne do të nisim një hetim në nivelin më të lartë para organeve kompetente gjyqësore të Republikës së Serbisë për të konstatuar përfundimisht vdekjen e babait dhe liderit, i cili ishte në detyrë në momentin e vdekjes” deklaroi Zukorliç, përcjell Ministria e Lajmeve.