Lajme

Politikani serb Rasim Lajiq ka pësuar një aksident të rëndë automobilistik

Rasim Lajiq, kryetar i Partisë Socialdemokrate të Serbisë dhe ish-zëvendëskryeministër i Serbisë, ka pësuar një aksident të rëndë automobilistik në mëngjesin e sotëm, ku ka mbetur i vdekur bashkëpunëtori i tij që drejtonte veturën, ndërsa Lajiq ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike në Nish

Siç shkruajnë mediat serbe, automjeti i tij tip “Škoda Superb” është përmbysur rreth orës 9 të mëngjesit dhe në të, përveç ish-ministrit, ka qenë edhe një person tjetër i cili drejtonte mjetin dhe i cili fatkeqësisht iu nënshtrua plagëve në vend, ndërsa Rasim Ljajiq, sipas. Sipas informacioneve të para, ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas informacioneve, aksidenti ka ndodhur kur mjeti ka depërtuar rrethojës mbrojtëse, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në çati.

Në autostradën Beograd-Nish, afër Razanjit, rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, vetura “Skoda Superb”, në të cilën ndodhej kryetari i Partisë Socialdemokrate të Serbisë, Rasim Ljajic, ka dalë nga rruga dhe për arsye të panjohura është përmbysur”. Drejtuesi i mjetit “Skoda Superb” ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.