Facebook-u e Instagrami bien për të dytën herë brenda javës
Instagrami, Facebooku dhe Messengeri kanë rënë sërish nga sistemi për disa përdorues, për të dytën herë brenda kësaj jave.
Ndërprerja e të premtes ka ndodhur vetëm pak ditë pasi gjiganti i rrjeteve sociale kishte bërë një përditësim të serverit, gjë që kishte çuar në ndërprerje të rrjeteve sociale për më shumë se shtatë orë.

Sipas Down Detector, i cili hulumton nëse shërbimet e internetit janë duke funksionuar normalisht, më shumë se 20,000 njerëz kanë raportuar se një ndërprerje e Instagramit ka ndodhur në mesditën e së premtes.
Ndërkohë sa i përket Facebookut, më pak njerëz kanë raportuar se ka pasur ndërprerje të tij.
Ndërprerja këtë herë ka qenë të shkurtra, pasi ato janë kthyer sërish së funksionuari.