Deputeti serb: Kurti po bën një lloj të luftës hibride kundër Serbisë 

“Kurti po bën një lloj të ri të luftës hibride kundër Serbisë, ai dëshiron që çdo gjë serbe ta kthejë në trashëgimi kulturore të Kosovës”, tha Vladimir Marinkoviq, deputet i partisë serbe në pushtet SNS-së.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha për gazetën italiane ‘Republika’ se rreziku i një konflikti të ri me Serbinë është i lartë.

Marinkoviq beson se qëllimi i Kurtit “është që serbët të mos ekzistojnë fare në Kosovë”.

Kurti është ekstremist dhe nacionalist. Nuk është qëllimi i tij politik që të ketë paqe në Kosovë, gjegjësisht atë që thonë në nivel ndërkombëtar, se duan bashkëjetesë mes serbëve dhe shqiptarëve. Ata kanë një gjë të mirë për të promovuar dhe tregtuar te të tjerët. Të gjitha lëvizjet e tyre në vitet e fundit janë në favor të faktit se ata nuk duan që serbët të ekzistojnë. Jo në veri të Kosovës, por në përgjithësi në Kosovë”, theksoi Marinkoviq.

Deputeti i SNS-së shtoi se qëllimi i Kurtit ka ndryshuar, ku “ndryshe nga përndjekjet kur shkatërronin kishat dhe gjithçka serbe, tani duan t’i marrin ato përsipër”.

“Vitin e kaluar, Kurti ka dërguar një letër në 54 adresa të liderëve botërorë për të mbështetur të Trashëgiminë kulturore e Kosovës. Çdo gjë që është e serbëve, popullit serb dhe KOS-it, ata duan të bëhet trashëgimi e Kosovës. Është një lloj i ri i luftës hibride kundër serbëve. Që nga pogromi i vitit 2004, kur ata rrënuan haptazi kishat dhe vranë njerëz vetëm pse janë serbë dhe të krishterë. Tani logjika e tyre është ndryshe dhe duan të marrin çdo gjurmë të trashëgimisë sonë kulturore atje”, tha Marinkoviq