Bota

Europa ultimatum Maduros

Spanja, Gjermania, Franca dhe Britania e madhe i dhanë ultimatum Presidentit të Venezuelës Nicolás Maduro se nëse nuk do të organizojë zgjedhje brenda 8 ditësh do të njohin zyrtarisht opozitarin Huan Guaidó si liderin e vendit.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se vendi i tij nuk kërkon rrëzimin e qeverive por demokraci e zgjedhje të lira. Deklarata të ngjashme erdhën edhe nga Parisi, Berlini e Londra, në atë u duk si kërkesë e koordinuar për zgjedhje në Venezuelë.

Maduro është nën trysni të fortë ndërkombëtare pasi rivali i tij u vetëshpall President në detyrë të mërkurën, mes valës së protestave masive kundër pasuesit të Chavez. Disa vende, përfshirë SHBA, mbështesin Guaidon si president. Ndërsa Rusia i akuzoi Shtetet e Bashkuara për grusht shteti në Venezuelë, gjatë një takimi të këshillit të sigurimit në OKB.