Bota

Avionët izrealit godasin Damaskun

Burimet në opozitë siriane raportuan se forcat ajrore izraelite sulmuan bazat e milicive iraniane dhe forcat e regjimit të Asadit në jugperëndim të Damaskut.

Sipas transmetuesit Ikhbariya, disa objektiva janë qëlluar gjatë një sulmi armik mbi Damaskun, kryeqitetin e Sirisë.

Lajmi nuk është komentuar ende nga regjimi sirian.

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në orën 11:30 sipas orës lokale.

Mbrojtja ajrore e Sirisë është përgjigjur ndaj një sulmi armik mbi Damaskun dhe ka arritur të rrëzon disa objektiva, njoftoi media lokale.