Të fundit

Enver Mehmeti “kërcënohet” nga kryetari i PDSH-së

Kandidati për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enever Mehmeri “kërcënohet” nga kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa

Reagimi i plotë i Mehmetit :

“Këshilli Kombëtar Shqiptar …

Të nderuar qytetarë, ndjehem i obliguar të ju njoftoj se sonte gjatë një takimi me përfaqësuesit e LPD-së, kundërshtova ”propozim marrëveshjen” për KKSH ku pritet të ndodh mes PVD, PDSH, LPD e PD ku ka “pazare” për pozitën e kryetarit duke mos respektuar parimin e shumicës dhe vullnetin qytetarë dhe si pasojë e kësaj u “kërcënova” nga kryetari “im”dhe i Partisë Demokratike Shqiptare “që ta mbyll gojën dhe të më vije turp” !
Nuk do të mbyll gojën për çështjet kur mendoj se janë të drejta,e as nuk do t’më vije turp nga asgjë, pasiqë në mandatin e kaluar kam kryer me përgjegjësi detyrën time të besuar nga kryesia e partisë.
Gjatë mandatit të kaluar nuk kam pranuar të bëhem kryetar në KKSH, përkundër ofertave që i kam patur, e as nuk më vjen turp se asnjë euro e as cent asnjëher nuk kam marrë nga buxheti jashta pagës time, edhepse në aspektin privat jam në minus nuk kam pranuar t’i shlyej borxhet nga keqpërdorimi! Andaj nuk më vije turp!
Kryesia e Partisë Demokratike, nuk është pëfill në këtë proces, dikush tjetër bën bisedime për Partin pa dijenin e partisë, këto për mua do të jenë të papranueshme që në emër të partisë të zhvillojnë negociata njerëz që nuk janë të zgjedhur askund!
Me zemër e shpirt kam vepruar në PDSH dhe për PDSH dhe nuk pendohem për asgjë!
Vazhdoj të jem kundër pazareve për pozita, e pa u përfill vullneti qytetar e organet e partisë!
Me keqardhje për këto që po ndodhin, ndiej obligim të ju njoftoj pasiqë kam qenë i propozuar nga kryesia e Partisë për Bartës të Listës u jam mirënjohës gjithë kryesisë!
Parimet e mia do të vazhdoj e mundohem t’i ruaj…!
Faleminderit!

  • Enver Mehmeti, kandidat i PDSH për KNSH