Të fundit

Shqiprim Arifi: Shqiptarët mbeten përherë falenderues ndaj popullit gjerman

Dita e Bashkimit të Gjermanisë, simbol frymëzues i luftës për demokraci dhe frymëzim për triumf ndaj popujve të shtypur nëpër botë.

Çdo meritë e krerëve të atëhershëm për Ribashkimin e Gjermanisë është udhërrëfimi më i mirë se politikanët e mirë e shndërrojnë vendin e tyre në model për popuj e gjenerata dhe se muret e ndërtuara që stagnojnë zhvillimin edhe mund të rrëzohen ka shkruar kështu në profilin e tij në facebook Shqiprim Arifi.

Arifi në postimin e tij ka rikujtuar se shqiptarët mbeten përherë falenderues ndaj popullit Gjerman për çdo moment vështirësie!