Të fundit

Kryetari i Bujanocit nënshkruan urdhëresat me vlerë 100 mijë euro për zhvillimin ekonomik

Pas vendimit të plotëfuqishëm të komisionit për vlerësimin e projekteve të ndërmarrësisë, sot kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka nënshkruar urdhëresën financiare për bartjen e mjeteve për ndërmarrjet ekzistuese dhe Start – Up bizneset të cilat kanë përgatitur komplet dokumentacionin e nevojshëm.

Shuma totale që do t’i ndahet përfituesve të subvencioneve është 12.000.000 dinarë (rreth 100.000€). 

Arifi ka thënë se, “shpresoj që këto subvencione do të ndikojnë në zhvillimin e bizneseve, kurse për vitin e ardhshëm do të propozoj që kjo shumë të dyfishohet, me shpresë që këshilltarët e Kuvendit Komunal do ta aprovojnë propozimin tim”. /Lajmi-AL