“Ejani se e vrava djalin”, kështu e denoncoi babai vrasjen e Albert Krasniqit
Albert Krasniqi është personi që ka mbetur i vrarë sot në Prishtinë, ndërsa i dyshuari i vrasjes është babai i tij.
Babai i tij tashmë i arrestuar i është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari pas këtij veprimi, ka thirrur Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe u ka thënë atyre se “ejani se e vrava djalin”.
Albert Krasniqi dhe babai i tij, Skender Krasniqi
Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.
Ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes që shokoi kryeqytetin. /express