KryesoreOpinione

Skender Halimi: Boll Mo, ka ardhur koha per vlera njerzore!

BOLL MOOO

Jemi ne ata që zgjedhim… të urrehemi mes veti, të shikohemi me inat, të mendojmë çka është më zi për të tjerët, të mos vrasim mendjen kur tjetri ka nevojë për ndihmë, të bëhemi të shurdhërt kur ndëgjojmë se duhet ndërmjetsuar (reaguar) për një rast, të kënaqemi në fatkeqsinë e tjetrit, të shihemi mes veti me zili e inatë, të ofendohemi mes veti deri në at pikë që s’duron njeri i gjallë, TË FLASIM E PËRFLASIM PËR NJËRI TJETRIN SI ËSHTË MË ZI…

APO…. Të Lumturojmë njerëzit, gëzojmë ata, ndihmojmë në situata të ndryshme, ti shtrijmë dorën njëri tjetrit, ta duam, nderojmë e rrespektojmë njëri tjetrin, kur shohim njerëz me probleme, t’ia lehtësojmë problemin vllaut tonë, të gëzohemi me arritjet e tjetrit, ta përkrahim secilin në qëllimet e ndershme kur dëshiron të arrijë diçka në të mirë të të gjithëve , të mos hezitojmë në punët vullnetare që janë në të mirë të vendit e fëmijëve tanë në të ardhmen, të jemi të NJËZËRI për çështjet që janë jetësore për ktë vend, TË NJIHEMI SI PRESHEVAR DEN BABA DEN QË LINDËM DHE JETUAM NË KTË VEND, ME TRADITA SI ASKUSH TJETËR… TA RUAJM NJËRI TJETRIN, DERI SA BOTA PER-RRETH NA KA HARRUAR…

PRESHEVA KA PAS DINJITET, AUTORITET, NDERË DHE KRENARI, NJERËZ PËR LAKMI, INTELEKT SI RRALLËKUSH, VENDET PER-RRETH NA KISHIN ZILI… RUAJENI KTË VEND PARA SE TË MBETEMI NJË GRUSHT NJERËZ, PARA SE KY VEND TË MBETET GËRMADHË HISTORIKE, KU DIKURË JETONIN NJË POPULL SHQIPTARË QË I QUANIN PRESHEVARË

P. S. Kam shkruar për diçka që është mbi gjithçka, që vlen më shumë se vetë JETA, prandaj mos komentoni me politikë, mos mi jepni kahje shkrimit ju lutem.