LajmeTë fundit

Këshilli Kombëtar Shqiptar aprovon “Planin Strategjik 2020-2025”

Këshilli Kombëtar Shqiptar dje ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ndër të tjera është miratuar edhe strategjia gjithëpërfshirëse “Plani Strategjik 2020-2025” thuhet në një komunikatë nga KKSH.

Kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa në një postim në facebook tha se janë shqyrtuar edhe projektet drejtuar KKSH-së për bashkëfinancim në fushën e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip që sipas tij janë gjithsej 48 projekte.

“Dje, organet e Këshillit Kombëtar Shqiptar mbajtën një mori mbledhjesh të një pas njëshme. Pas shqyrtimeve serioze dhe diskutimeve përmbajtjesore me vërejtje dhe sugjerime u Aprovuan: Raportin e Punës Këshillit Kombëtar Shqiptar 2019; Strategjia gjithëpërfshirëse e sektoriale “Plani Strategjik 2020-2025”; të vendosur për të tejkaluar pengesat si në kulturë, informim, përdorim zyrtar të gjuhës iu kushtua një vëmendje e veçantë sigurimit të teksteve mësimore në gjuhën shqipe. Një debat dinjitozë edhe për “Katalogun e emrave më të shpesh shqiptar të shkruar në cirilik dhe alfabet latin” projekt o OSBE-së. Gjithashtu, vlen të theksohet se për konkursin e hapur e publik për financimin e programeve dhe projekteve vjetore të veprimtarisë së rregullt të KKSH-së, si financimi ose bashkëfinancimi i programit dhe i projekteve në fushën e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip, komisioni përkatës konstatoi se 48 projekte kanë aplikuar. Edhe atë: 17 për fushën e informimit, 17 për fushën e kulturës, 12 për fushën arsimit dhe 2 projekte për përdorim zyrtar të gjuhës. Komisioni ka bërë vlerësimin dhe raportin e çdo projekti veç e veç dhe mbetet në fazën e dytë të përfundojë ky proces. Gjithashtu, dje me mirënjohje të thellë falënderova për një vit angazhimi të pa epur të anëtarëve: Enver Mehmeti, Enkel Rexhepi, Besim Nasufi, Amir Latifi, Lemane Mustafa, Muhamet Mustafa, Mehmet Dalipi. Përkushtimin e pa kursyer të kryetarëve të komisioneve përkatëse: Flora Hida, Ardita Saqipi, Hana Emerllahu Arifi, Bilall Maliqi. Si dhe administratës e bashkëpunëtorëve: Kujtim Ismaili, Alban Alili, Raif Qerimi, Shqiprim Musliu, Leonora Murati, Qemajl Musliu, Mirvete Beqiri Krasniqi. Një ashtu, me përulje falënderoj për mbështetjen e të gjithë miqëve që iu kanë gjetur Këshillit Kombëtar Shqiptar” – shkruan Mustafa