Lajme

Edita Tahiri nuk beson se do ketë vetëm marrëveshje ekonomike në Uashington

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë–Serbi, Edita Tahiri, në emisionin Pressing, ka thënë se nuk beson se në Uashingotn do të ndodhin vetëm marrëveshje të çështjeve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Unë nuk besoj se në Uashington do të ndodhin vetëm marrëveshje të çështjeve ekonomike”, është shprehur Tahiri.

Ajo tha se në atë takim do të vendosen bazat e marrëdhënies miqësore në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Besoj se aty do të vendosen bazat e marrëdhënies miqësore në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Tahiri.

Duhet kujtuar se pavarësia e Kosovës është e ligjshme në bazë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, shtoi Tahiri.