Lajme

Abazoviq për Kurir: Dritani kurrë askënd nuk e ka tradhëtuar

I shumë përfoluri deputeti shqiptar, njëherit kryetar i GQ URA , Dritan Abazoviq, së fundmi ka realizuar një intervistë me portalin Kurir nga Beogradi, transmeton Ministria e Lajmeve.

“Në këtë moment, vetëm mafia dhe krimi i organizuar janë mundur. Qytetarët e çdo përkatësie fetare, kombëtare, politike nuk duhet të kenë ndjenjën e humbjes “ – thotë Abazoviq.

Ai më tej sqaroi edhe në lidhje me krijimin e koalicionit qeverisës:

“Kushti ynë për koalicion është një qeveri me ekspertë, që ne të përfaqësohemi nga njerëz profesionistë dhe dinjitozë. Regjimi do të bëjë gjithçka, mafia do të bëjë gjithçka që kjo të mos ndodhë”- thotë kreu i koalicionit “Bardh e Zi” shqiptari Abazoviq, në duart e të cilit është e ardhmja e Malit të Zi, përcjell Ministria e Lajmeve.

Ai është përgjigjur në disa pyetje provokuese të gazetarit ku mes tjerash u pyet edhe në lidhje me tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Qeveria e re e Malit të Zi.

“Sigurisht që ne do të jemi kundër, dhe unë mendoj se kjo çështje nuk do të jetë në rendin e ditës sepse është diçka që ne e kemi përfunduar, ne nuk duhet të kthehemi në të kaluarën. Unë madje pres që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë një gjuhë dhe marrëveshje të përbashkët në të ardhmen që do të qetësonte tensionet dhe mundësonte procesin e pajtimit.
PAQJA NUK KA ÇMIM.
Të gjithë këtu duan paqe, askush këtu nuk dëshiron luftë, por jetë, biznes …” deklaroi Dritan Abazoviq./ministrialajmeve.com